Rama Askush smund ta permbyse rezultatin permes rrugesh qorre
Lideri i socialisteve njekohesisht kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama beri thirrje se ne rast se do te guxohej te permbysej ne tavoline rezultati i PS-se per Tiranen atehere vendi do te merrte nje tatepjete te rrezikshme. Deklarata e forte erdhi gjate nje dalje publike qe beri Edi Rama nga selia e PS-se me kreret e rinj te bashkive te cilet me 8 maj thyen ato qe konsideroheshin si bastione te demokrateve. Duke e quajtur fitoren e Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore si historike Rama theksoi se ishte e kote qe institucionet te pengonin shpalljen e rezultatit perfundimtar sepse kjo do ti shkaktonte kosto jo vetem procesit por te gjithe vendit. Sipas tij ata qe kishin premtuar se do ta pergezonin kundershtarin per fitoren duhet ta bente kete me kuraje. Pas nje beteje qe ka mbaruar ne fushen e vezhguar nga miliona sy shqiptaresh dhe nga te gjithe syte e perqendruar te komunitetit nderkombetar. Kurre askush nuk mund ta permbyse rezultatin ne tavoline permes rrugesh qorre qe vetem do te fusnin vendin ne nje tatepjete shume te rrezikshme paralajmeroi Rama. Nga ana tjeter Rama e konsideroi fitoren e PS-se te ardhur me mundime pas nje beteje qe sipas tij ishte krejt e pabarabarte. Ne i fituam keto zgjedhje pas nje beteje thellesisht te pabarabarte ku fuqia e popullit u provua te ishte me e madhe se sterfuqia e pushtetit te frikes parase medias proqeveritare dhe nje sistemi te tere deformimesh te votes konkludoi Rama. Ai e quajti ne kete kuader fitoren te jashtezakonshme qe jo vetem do te sherbente si nje burim frymezimi por edhe si nje burim reflektimi per menyren sesi do te vepronte PS-ja ne te ardhmen. Ne do te punojme me mish e me shpirt qe asnje votues i yni te mos zhgenjehet dhe asnje qytetar qe nuk na ka votuar te mos braktiset. Per ne ska qytetare roze e qytetare blu por ka vetem qytetare te barabarte ne lirite e te drejtat e tyre kushtetuese ligjore shoqerore premtoi Rama. Ai theksoi gjithashtu se ky detyrim vinte edhe nga fakti se fitorja e PS-se kishte nje gjeografi te gjere qe niste nga Tropoja dhe shtrihej deri ne Konispol. shte e padiskutueshme se nje prej vlerave te medha te fitores sone eshte gjeografia e saj. Nga Tropoja ne Konispol ne kemi marre vota komunitetesh qe sot jane ne rrugen tone te perbashket per te shpetuar prej kthetrave te varferise papunesise padrejtesise pasigurise paligjshmerise deklaroi Rama duke theksuar se tashme keto zona do hynin ne nje faze te re te administrimit te tyre. Ne u premtojme zgjedhesve tane qe do te bejme gjithcka eshte ne doren tone per te mos e lejuar perseritjen e kesaj torture te padenje per nje shoqeri te ketij shekulli. Tanime jemi gati te ofrojme pa asnje rezerve kontributin tone per ta kthyer kete faqe te shemtuar permes nje reforme te thelle qe sipas Rames do te kulmoje me garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme per te gjithe shqiptaret. Sipas liderit te PS-se tashme socialistet jane te gatshem ti mbajne te gjitha pergjegjesite dhe ti permbushin angazhimet me te gjithe energjine e jashtezakonshme qe na ka dhene ajo qe Rama nuk ngurroi ta cilesonte si mbeshtetja spektakolare e shqiptareve nga veriu ne jug. Sipas Rames kjo mbeshtetje e bente te mendonte se socialistet do te qeverisnin neser me te njejten energji edhe vendin ne nivel qendror. Lideri i socialisteve theksoi se pakti qytetar i PS-se eshte nje pakt per qytetaret pa dallim sesi quhen nga vijne ku besojne cfare mendojne si shprehen apo per ke votojne.