Gjyqi i Gerdecit Ngjeci mohon deshmine
TIRAN- Seanca e djeshme gjyqesore e 138 per nga numri ndaj te pandehurve te tragjedise se Gerdecit ka vazhduar me deklarimin e lire te te pandehurit Sokol Ngjeci i cili nuk pranoi ti pergjigjet pyetjeve te prokuroreve te ceshtjes duke mjaftuar me leximin e nje deklarate nga ana e tij. Ne perfundim te kesaj deklarata i pandehuri Ngjeci mohoi disa pjese nga pese deshmite e tija te dhene para prokuroreve dhe hetuesve te ceshtjes gjate fazes se hetimit me pretendimin se ne ate kohe kishte qene nen presion psikologjik.
Por ky pretendim u kundershtua nga prokuroret te cilet nder te tjera u shprehen se pyetja e Ngjecit eshte bere ne kohe te ndryshme nga njera tjetra dhe se gjithcka cfare ka deklaruara e ka bere me deshiren e tij. Pas ketij kundershtimi prokuroret kerkuan te lexojne pjese nga deshmite e dhena nga vete Ngjeci ku tregonte te kunderten e atyre se cfare pretendoj ne seancen e djeshme gjyqesore.
Sipas deklarates se djeshme nder te tjera Ngjeci pretendoj se me ish-drejtorin e MEICO-se te pandehurin Ylli Pinari kishte pasur vetem komunikime zyrtare dhe ne asnje rast nuk ka marr detyra konkrete me shkrim apo goje. Nderkohe nga ana tjeter ne deklarimet e tija te dhene ne prokurori Ngjeci ishte shprehur se bashke i pandehuri Pinari i kishte kerkuar konkretisht mes te tjerave qe mos te bllokonte procesin e furnizimit me municion ne zbatim te kontrates.
Ky urdher kishte ardhur pasi i pandehuri Ngjeci kishte ngritur shqetesimin se ne Gerdec silleshin predha qe nuk ishin parashikuar ne kontrate si rasti i ardhjes se sistemit te artilerise turbo reaktiv 130 mm per demontim. Gjithashtu Ngjeci nuk pranoj se ishte shprehur kunder ngritjes se fabrikes se demontimit ne Gerdec nderkohe nga ana tjeter sipas deklarimeve te dhena rezulton se Ngjeci eshte shprehur se kishte kundershtuar kete vend por ne kohen e fillimit te punes ai ishte caktuar ende pa nenshkruara kontraten.
Ne raport me drejtorin e fabrikes se demontimit Dritan Minxholli marredhenia kane qene korrekte bazuar ne detyrat e mia funksionale qe une kam pasur nga Qershor 07 - Mars 08. Ne asnje rast nuk kam konstatuar e nuk i kam ngritur ndonje shqetesim apo problem Dritan Minxhollit kjo persa i takon procesit te demontimit te municioneve...-u shpreh nder te tjera dje Ngjeci.
Nderkohe po te njejtin qendrim i pandehuri Ngjeci mbajti edhe karshi te pandehurit Mihal Delijorgji duke u shprehu se ne asnje rast nuk kam diskutuar per marredhenie pune apo shqetesime ne pune. Por kete pretendim e kundershtuan prokuroret duke i kujtuar te pandehurit fjalet e tija dhene ne prokurori ku shprehej se kishte pas plot shqetesime qe i kishte konstatuar gjate punes ne Gerdec dhe ia kishte parashtruar te pandehurit Mihal Delijorgji si per grumbullimin e sasise se madhe te barutit djegoreve apo edhe per menyren e demontimit dhe kushtet e zbatimit te demontimit-thane prokuroret duke cituar procesverbalin e marrjes ne pyetje te te pandehurit Ngjeci.
Procesi i punes qe kryhej per demontimin e municioneve ka vazhduar normalisht dhe nuk kam konstatuar asnje shqetesim-u shpreh Ngjeci. Duke mohuar fjalet e tija te dhene ne prokurori ku sipas tij kompania Albademil nuk plotesonte asnje standard demontimi dhe ishte ankuar te Minxholli Delijorgji por edhe te Pinari per punesimin e grave dhe femijeve qe sipas tij ishte anormale me rrezikun qe kishte puna e demontimit.
Ne perfundim deklaroj se u qendroj plotesisht te gjithave deklarimeve te bera gjate ketij shqyrtimi gjyqesor para gjykates dhe hedh poshte nje pjese te deklarimeve qe kam dhene per organin e akuzes gjate hetimit paraprak. Per shkak se nje pjese te tyre i kam dhene ne kushte jo te mira psikologjike-tha Ngjeci duke refuzuar qe prokuroret apo gjyqtaret ti drejtonin ndonje pyetje.