Dhuna te fëmijët, denoncohen 400 raste në ditë
10/03/2010 Denoncimi i rasteve në linjën “Alo 116” shtrin shërbimin në të gjitha rrethet
Studimet, 50 për qind e fëmijëve dhunohen në Shqipëri, veçanërisht në familje
Shtohen rastet e denoncimit të dhunës së ushtruar tek të miturit. Zyra e ngritur për denoncimin nëpërmjet telefonit të keqtrajtimeve që kryhen ndaj kësaj shtrese raporton çdo ditë rreth 400 raste që kërkojnë ndihmë të specializuar përkundrejt keqtrajtimeve të përjetuara. Sipas specialistëve të kësaj zyre, në një orë paraqiten rreth 17 telefonata, të cilat denoncojnë forma nga më të ndryshme të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve. Ndërkohë që vendi më i shpeshtë ku dhunohen fëmijët pohohet të jetë familja, por nuk mbeten pas as institucionet shkollore dhe ato të përkujdesit social. Këto të dhëna janë publikuar gjatë ditës së djeshme në inaugurimin e zyrave të reja të linjës “Alo 116”, e cila vjen në ndihmë të fëmijëve shqiptarë për denoncimin e këtyre rasteve. Kjo linjë telefonike, që ka shtrirë tashmë aktivitetin në të gjithë vendin, synon ofrimin e ndihmës nëpërmjet personave të specializuar për zbutjen e këtij fenomeni. E pranishme në aktivitetin e inaugurimit të zyrave të reja pranë Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri ishte edhe zonja e parë e vendit, Teuta Topi, e cila i ka bërë apel Qeverisë dhe strukturave te saj të ndërhyjnë në marrjen e masave të domosdoshme për reduktimin e rasteve të dhunës që identifikohen te fëmijët. “Kemi akoma probleme të dhunës në shoqëri, në familje. Prandaj shfaqet si shumë e domosdoshme që të gjithë së bashku, aktorë të Qeverisë, shoqërisë civile, të japim ndihmën tonë duke i përkrahur, duke i mbështetur, duke i dëgjuar”, ka pohuar zonja Topi. Ndërkohë që përfaqësuesi i UNICEF-it në vendin tonë ka deklaruar se linja e telefonit “Alo 116”, që ofrohet falas, do të jetë pjesë e vazhdueshme e sistemit për mbrojtjen e fëmijëve të dhunuar. Gjithashtu, studimi i publikuar pak kohë më parë nga UNICEF-i ka treguar se rreth 50 për qind e fëmijëve shqiptarë bien pre e formave të ndryshme të dhunës, qoftë asaj fizike apo psikologjike. Përveç dhunës fizike, format më të përhapura të dhunës psikologjike që shfaqen në ambientet e familjes, që janë raportuar nga fëmijët e pyetur në këtë studim, tregojnë se janë të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, kërcënim me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim. Në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë të bërtiturat dhe kërcënimi me thirrjen e prindit. Situata mbetet më problematike në rrethe, duke qenë se identifikimi i këtyre rasteve bëhet gjithnjë e më i vështirë, për shkak të zgjidhjes së tyre brenda mureve të shtëpisë, çka shfaq rrezikun për ripërsëritjen e tyre.
Denoncimi
Çdo ditë rreth 400 raste që kërkojnë ndihmë të specializuar përkundrejt keqtrajtimeve të përjetuara. Sipas specialistëve të kësaj zyre, në një orë paraqiten rreth 17 telefonata, të cilat denoncojnë forma nga më të ndryshmet të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve. Ndërkohë që vendi më i shpeshtë ku dhunohen fëmijët pohohet të jetë familja, por nuk mbeten pas as institucionet shkollore dhe ato të përkujdesit social.
Situata
Pak kohë më parë, një studim i kryer nga specialistë të UNICEF-i, Avokatit të Popullit dhe Ministrisë së Drejtësisë ka treguar të dhëna tronditëse për sa i përket ushtrimit të dhunës te fëmijët shqiptarë. Sipas këtij studimi, raportohet se një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Po ashtu, një në tre nxënës pranon se është dhunuar në ambientet e shkollës, si dhe në qendrat e përkujdesit social publik.