E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në maj, 1128 kandidatë në garë për t’u bërë policë

10/03/2010 Në listë edhe Republika Kasmahu

TIRANE- Në muajin maj plot 1128 kandidatë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së Patrullës së Përgjithshme do t’i nënshtrohen testit me shkrim. Mes radhëve të aplikantëve është edhe Republika Kasmahu, ish-protagonistja e spektaklit realiti shou “Big Brodher”. Lajmi bëhet me dije nga policia e shtetit, e cila ka njoftuar të gjithë aplikantët se në qarkun e Tiranës testimi do të zhvillohet në datën 8 maj në ambientet e qendrës së formimit policor (Sauk). Mësohet se testimi me shkrim do të zhvillohet i ndarë në dy grupe, ku në orën 07:30 do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0678-0947 pjesa e parë, ndërsa në orën 11:00 do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Dibër dhe Durrës. Ndërkohë aplikantët e Korçës dhe Elbasanit do të kandidojnë në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Ndërsa për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Kristal” në Fier. Kandidatët duhet të paraqiten pranë drejtorive të policisë në qarqe, ku kanë aplikuar për t’u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t’i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›