Dhuna tek fëmijët, CRCA: 1 në 3 qytetarë nuk do e denonconin te autoritetet

Dhuna ndaj fëmijëve vijon të jetë prezent në Shqipëri, por pak prej qytetarëve do e denonconin atë te autoritetet përkatëse.
Ky është një sondazh që u publikua këtë të mërkurë nga CRCA në Shqipëri, nga ku rezulton se pothuaj 60% e të anketuarve mendojnë se është e pranueshme goditja e fëmijës.
Më shumë se 50% e pranojnë kur prindërit i bërtasin ose i ulërijnë fëmijës ose e thërrasin fëmijën me fjalë ofenduese.
Të paktën 20% pranojnë nga prindërit rrahjen e fëmijës me rrip, shkop ose ndonjë send tjetër të fortë.
Rreth 40% e qytetarëve janë indiferentë përballë dhunës të çfarëdolloj forme ndaj fëmijëve ndërsa thuajse 25% e qytetarëve nuk do ta denonconin një rast dhune ndaj fëmijëve tek autoritetet.
33% e prindërve ndikohen nga mësuesit/et kur kërkojnë të godasin fëmijët e tyre ndërsa përsa i përket dhunës seksuale ndaj fëmijëve, vetëm 44% e qytetarëve, do ta denonconin rastin në polici.
Studimi u krye në një periudhë disa mujore me një kampion prej 274 të rritur: 89% gra dhe 11% burra. Mosha e tyre u shtri nga 18 vjeç deri në 65+, por shumica e të anketuarve përbëhej nga mosha 18-44 vjeç.
Të anketuarit i përkasin në 63.7 % të tyre jetesës në qytetet të mëdha, ndërsa pjesa tjetër në periferi, fshat apo edhe qytete të vogla.
/rtsh/