E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

1 qershori duke lumturuar dhimbjen, nënat e fëmijëve me nevoja kthejnë festën në mision

Të kuptosh dhimbjen është e natyrshme por ta mbështesësh dhe ta ndash atë me të tjerët është një iniciativë që kërkon forcë dhe energji të pashtershme. Nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta kanë zgjedhur që 1 qershorin e fëmijëve të tyre ta organizojnë jo në festa, por në një panair ushqimesh e produktesh artizanale të bëra me shumë përkushtim, sepse më të ardhurat që do të mbledhin do të vazhdojnë të ndjekin terapinë e rehabilitimit të fëmijëve të tyre.

Disa nëna kanë përfshirë në këtë kauzë edhe fëmijët pa nevoja të veçanta në mënyrë që kjo kauzë ti shërbejë formimit të tyre human.

Tryezat të mbushura më gatime e ëmbëlsira u përfaqësuan denjësisht nga disa qendra që punojnë për fëmijët me nevoja por edhe nga nxënësit e gjimnazit “Myslym Keta” në Kombinat. 

Produktet e ekspozuara pranë kalasë së Tiranës tërhoqën vëmendjen e shumë turistëve aty kalimthi të cilët duke u bërë blerës të tyre.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›