Dhune dhe protesta ne Siri megjithe misionin vezhgues

Pas lutjes se dites se premte qindra mijera besimtare dolen ne protesta kunder dhunes se regjimit te presidentit Assad. Ata i deshmojne me kete vezhguesve te Liges Arabe se ne kete vend nuk ka pushuar dhuna e regjimit. Pritjet nga ky mision pas tre diteve te para nuk jane realizuar por aktivistet e pranojne se ky mision vezhgues eshte shpetimi i vetem i mundshem. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestat skane te ndalur...
Ekipet vezhguese planifikojne te vizitojne qytetet tjera te rezistences kunder dhunes se shtetit Hama ku babai i Assadit ne vitin 1982 ka urdheruar qe forcat e sigurise te qellojne kunder Vellazerise Myslimane ku si pasoje u vrane rreth 30.000 persona Dera ne Jug te Sirise ku ne pranvere ka filluar kryengritja kunder Assadit dhe Idlib ne kufi te Sirise me Turqine.
Jeta si refugjat
31 vjecari Mustafa i cili ka ikur nga ky qytet ne Jordani para disa ditesh shpjegon Ketu mund te marre fryme lirisht sepse jashte nuk ndodh asgje. Ne Idlib pas ores 15.30 nuk guxon te dalesh ne dere. Te gjithe kane frike mbeten brenda dhe shpresojne rrezimin e Assadit.
Kater shoke te tij jane vrare shton Mustafa. Vdekjet ne Siri vazhdojne megjithe misionin e vezhguesve te Liges Arabe. Vetem te enjten jane vrare 25 persona thone opozitaret. Keto te dhena nuk mund te konfirmohen por fakt eshte qe forcat e sigurise kane qelluar ndaj protestuesve dhe dezertoreve. Ndonese komandanti i te ashtuquajtures Armata Siriane e Lirise pohon se prej vendosjes se misionit te vezhguesve kane pushuar edhe sulmet e forcave te sigurise.
Vrasjet e paskrupullta
Gjate sulmeve armata po i shkaterron dyqanet e mbyllura. Ajo i detyron pronaret ti hapin ato. Ne qofte se refuzojne ata i vrasin thote ai. Udheheqesi i misionit te vezhguesve thote se levizja e protestave nuk shpreson ne ndryshime. Banore e atjeshem nuk guxojne te flasin me vezhguesit sepse tere kohen ata percillen proj forcave te sigurise. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ...ne Homs gjendja shkallezohet shpesh
Misioni i cili ende nuk ka arritur shifren e parashikuar prej 150 vezhguesish eshte teper i vogel. Brenda vetem nje muaji ai duhet te shikoje gjendjen ne nje vend prej 23 milione banoresh. Madhesia e Sirise eshte sa gjysma e Gjermanise nderkohe qe disa rajone jane te zhytura ne lufte qytetare. Ata duhet te analizojne gjendjen ne keto kushte te mundesojne ndaljen e dhunes dhe te mbikqyrin lirimin e te burgosurve politike. Por askush nuk beson se ata me te vertete mund te mbrojne njerezit ne Siri.
Duam paqe dhe liri
Per refugjatet si Mustafa apo e si e veja Umm Wisam nga Homsi nje gje eshte shume e qarte ne keto kushte ata nuk do te kthehen ne Siri. Ne duam siguri dhe paqe nje jete pa frike. Ne nuk e duam kete regjim. Po flas ne emer te grave ne Siri dhe 1.500 familjeve refugjate ketu ne Jordani. Ne i themi jo ketij regjimi edhe po te na garantonte siguri. Ne i themi jo pohon ajo.
Autor Ulrich Leidholdt/Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi