E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Xhong-Uni, komandant suprem i ushtrisë

Korea Veriore ka njoftuar se Kim Xhong-Un, djali i liderit të ndjerë, është vënë në krye të ushtrisë një milionëshe të vendit.

Në një deklaratë të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë Veriore, thuhet se Kim Jong Unit i është dhënë titulli i komandantit suprem në një takim të Byrosë Politike të Këshillit Qendror të Partisë Popullore të Koresë.

Kraha kësaj theksohet se titulli është dhënë në përputhje me dëshirën e Kim Xhong Ilit të 8 tetorit. Pas vdekjes së babit të tij, Kim Xhong Uni është shpallur lider suprem i vendit komunist.

Me 1.2 milionë ushtarë, armata e Koresë Veriore është e katërta në botë për nga madhësia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›