E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loje nervash Iran-SHBA Bllokimi i Hormuzit do te thote lufte ne Gjirin Persik

Provat me raketa te anoncuara per diten e shtune pas nje manovre detare te forcave iraniane jane shtyre per ditet e ardhshme. Admirali iranian Mahmud Musaui tha ne televizionin iranian PressBllokimi i Hormuzit do te thote lufte ne Gjirin Persik TV te shtunen ne mengjes se megjithate pergatitjet do te vazhdojne. Qe kete te shtune do te vendosen objektivat imagjinare per te bere provat e parashikuara me raketa tha Musaui.

Lufte verbale

Te premten ishin bere publike njoftimet se Irani do te testoje raketa te ndryshme ne zona strategjike. Marina iraniane ka zhvilluar manovra detare me 24. Janar ne ngushticen e Hormuzit ne Gjirin Persik manovra qe zgjasin deri te henen. Ne kete kontekst zhvillohen edhe testimet kane bere te ditur ushtarake iraniane.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Manovra ne Gjirin Persik

Por prej ditesh Irani dhe Shtetet e Bashkuara kane ashpersuar tonet e luftes verbale. Si shkas sherbyen deklaratat e zevendespresidentit iranian Mohamed Resa Ibrahimi i cili te marten deklaroi se ne rast te ashpersimit te metejshem te sanksioneve kunder Iranit ne kontekstin e konfliktit atomik Irani do te bllokoje transportet e naftes ne Gjirin Persik pikerisht rrugen teper strategjike te Hormuzit. Permes ngushtices detare 200 kilometra te gjate mes Gjirit Persik dhe Detit Arabik kalojne rreth 40 e furnizimeve boterore me nafte.

SHBA reaguan duke bere te qarte se nuk do te tolerojne mbylljen e rruges se rendesishme detare dhe e paralajmeruan me fjale te qarta Iranin nga nje bllokade e tille. Ne kete kuader qeveria amerikane njoftoi se do ti livroje Arabise Saudite 84 avione moderne luftarake te tipit F15.

Amerikanet nuk do te lejojne bllokimin e Hormuzit

Keto kercenime te Iranit kane zgjuar friken e nje lufte te re ne rajon. Bllokada do te kishte pasoja te renda per furnizimin me nafte ne te gjithe boten. Rruget e transportit do te zgjateshin dhe kostot e energjise do te shperthenin pa kontroll. Publicisti iranian Bahman Niruman mendon se amerikanet nuk do te lejojne bllokimin e kesaj rruge. Bllokada do te thote lufte. Kete e di edhe qeveria iraniane mendon Nirumand. Fuqia ushtarake e SHBA-se eshte shume e madhe perballe Iranit.

Bildunterschrift Shtepia e Bardhe

Askush nuk beson se Irani do ti futet nje rreziku te tille. Megjithate ne aparatin shteterore iranian ka forca qe e pershendesin nje konflikt ushtarak. Ne Iran ka nje lufte te ashper mes fraksioneve. Kjo duket edhe ne ate se cfare gjuhe perdor ministri i Jashtem i vendit. eshtja eshte se cili fraksion do te fitoje ne fund.

Megjithate edhe ekspertet perendimore si Volker Perthes nga fondacioni gjerman per Shkence dhe Politike jane te mendimit se nuk mund te zgjidhet me mjete ushtarake konflikti me Iranin. Shume me i rendesishem eshte kthimi tek diplomacia dhe gjetja e nje koncepti afatgjate per konfliktin atomik iranian.

Autor AG/Arapi

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›