Dhunë e re në Kajro

Rishfaqja e protestave në Egjipt vjen për shkak të rritjes së pakënaqësive publike për zbatimin e ngadalshëm të reformave dhe për shkak të shqetësimeve që udhëheqësit e përkohshëm ushtarak të vendit do të tentojnë të rimarrin fuqinë, në kohën kur politikanët po shqyrtojnë çështjet rreth krijimit të një draft-kushtetute.
Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, citoi zyrtarët e shëndetësisë të kenë thënë se 676 njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve të së shtunës, gjatë së cilave policia përdori plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë masën.
Sipas raporteve, qindra njerëz janë mbledhur edhe të dielën në Sheshin Tahrir-vendin e protestave historike, që çuan në rrëzimin nga pushtetit të Hosni Mubarakut.
Me sloganet “Zyrtarët e ministrisë së brendshme janë banditë”, protestuesit shfaqën frustrimin e tyre me liderët e përkohshëm të shtetit, për shkak të përdorimit të gjykimeve ushtarake për civilët dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.