Dhunë në Irak, 8 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën tetë persona kanë humbur gjatë të mërkurës nga dhuna në Irak.
Autoritetet thonë se nga shpërthimi i makinës bombë në një zonë tregtare të Bagdadit janë vrarë të paktën tre persona, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur.
Tre zyrtarë të sigurisë raportohet të kenë humbur jetën nga bomba në Kirkuk.
Dy civilë po ashtu kanë pësuar vdekje kur persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës së tyre në qytetin e Mosulit.
Incidentet vijnë në kohën kur Iraku po përgatitet të presë samitin e Ligës Arabe në fund të marsit.
Kjo ngjarje do të jetë konferenca e parë pan-arabe e Irakut në më shumë se dy dekada.
Javën e kaluar, të paktën 60 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën në një seri sulmesh anembanë Irakut, për të cilat Qeveria ka fajësuar Al Kaidën.