Dhunë në Peqin, ndërpritet ndeshja
Peqini kthehet sërish në
qendër të vëmendjes për skenat
e dhunshme në futboll.
Ashtu siç parashikohej, ndeshja e
kthimit në gjysmëfi nalet e Kupës së
Shqipërisë ndërmjet Shkumbinit
dhe Flamurtarit ka qenë shumë
e "nxehtë". Takimi u ndërpre dy
minuta përpara mbylljes së kohës
së rregullt, kur rezultati ishte në
barazim 1-1, për shkak të gurëve
dhe sendeve të forta të hedhura në
fushë nga tifozët. Gjithçka rrodhi e
qetë në pjesën e parë, kur vendasit
kaluan në avantazh me Xhyrën dhe
deri në gjysmën e fraksionit të dytë
të lojës, ndërkohë që rezultati ishte
barazuar nga Mema në të 56-tën.
Me minutat që kalonin dhe kualifi -
kimin në fi nale që dukej gjithmonë
e më larg, mbështetësit peqinas
u bënë protagonistë negativë me
veprimet e tyre. "Viktimat" e para
ishin dy vijërojtësit italianë, Xhanluka
Kariolato dhe Xhanantonio
Puxhoto, ndërsa kur situata në tribuna
doli jashtë kontrollit, "bilbili"
kryesor, Gabriele Gava, vendosi ta
ndërpriste takimin.
Kur mungonin rreth shtatë
minuta nga fërshëllima fi nale, njëri
prej gjyqtarëve anësorë goditet me
gurë në shpinë. Takimi ndërpritet
për afro tri minuta dhe pasi jepet
ndihma e shpejtë, kryesori Gava
vendos të rifi llojë sfi dën. Gjithsesi,
ai paralajmëroi të dyja skuadrat
se ndeshja do të ndërpritej nëse
situata përkeqësohej. Vetëm pak
sekonda më pas, pas shisheve që
fl uturuan në drejtim të lojtarit të
Flamurtarit, Galica, "xhaketat e
zeza" i grumbullojnë futbollistët
në mesin e fushës, duke menduar
t‘i japin edhe një tjetër shans drejt
fërshëllimës fi nale. Por, tifozët as
që kishin ndërmend të ndalonin
dhe nga tribuna karshi janë hedhur
gurë e shishe në drejtim të
Begajt, autorit të golit të fitores
së vlonjatëve në takimin e parë.
Këtu vjen edhe vendimi ekstrem i
gjyqtarit italian Gava, që i dërgon
skuadrat me urgjencë në dhomat
e zhveshjes. "Situata ka qenë
mjaft e tensionuar në fushë dhe
takimi u ndërpre kur mungonin
2-3 nga përfundimi", konfirmoi
vëzhguesi i FSHF-së në Peqin, Hito
Hitaj. "Njëri prej anësorëve pësoi
hematomë në gishtin e dorës,
ndërsa vijërojtësi tjetër u godit me
gurë në shpinë. Por, ndërprerja
erdhi pas sendeve që po hidheshin
kundër lojtarëve të Flamurtarit.
Gjyqtarët do të bëjnë një relacion,
ashtu sikundër do bëjmë edhe ne
përfaqësuesit e FSHF-së dhe janë
komisionet ato që do të vendosin
çfarë do të ndodhë. Për momentin
mund të thuhet se Shkumbini
është i eliminuar dhe Flamurtari
kalon në fi nale". Në dhomat e zhveshjes,
arbitrat e Serisë A janë përballur
me zemërimin e drejtuesve
të klubit peqinas, të cilët nuk i
kursyen sharjet në gjuhën italiane.
"Pati kontestime, megjithatë nuk
ka ndodhur asgjë më shumë. Kam
qëndruar personalisht një orë
me gjyqtarët, të cilët janë larguar
nga Peqini pa probleme", shtoi
Hitaj. Me ndeshjen e djeshme,
Flamurtari kualifi kohet në fi nalen
e Kupës së Shqipërisë për herë të
parë pas 12 vjetëve, tashmë mbetet
për t‘u vendosur mënyra: me
rezultat të përgjithshëm 2-1, apo
nëse do të jepet fi tore në tavolinë
nga Komisioni i Disiplinës. Më 6
maj, vlonjatët do të luajnë kundër
Tiranës, ndërkohë që, pavarësisht
rezultatit, ata e kanë siguruar
pjesëmarrjen në kupat e Evropës.
qendër të vëmendjes për skenat
e dhunshme në futboll.
Ashtu siç parashikohej, ndeshja e
kthimit në gjysmëfi nalet e Kupës së
Shqipërisë ndërmjet Shkumbinit
dhe Flamurtarit ka qenë shumë
e "nxehtë". Takimi u ndërpre dy
minuta përpara mbylljes së kohës
së rregullt, kur rezultati ishte në
barazim 1-1, për shkak të gurëve
dhe sendeve të forta të hedhura në
fushë nga tifozët. Gjithçka rrodhi e
qetë në pjesën e parë, kur vendasit
kaluan në avantazh me Xhyrën dhe
deri në gjysmën e fraksionit të dytë
të lojës, ndërkohë që rezultati ishte
barazuar nga Mema në të 56-tën.
Me minutat që kalonin dhe kualifi -
kimin në fi nale që dukej gjithmonë
e më larg, mbështetësit peqinas
u bënë protagonistë negativë me
veprimet e tyre. "Viktimat" e para
ishin dy vijërojtësit italianë, Xhanluka
Kariolato dhe Xhanantonio
Puxhoto, ndërsa kur situata në tribuna
doli jashtë kontrollit, "bilbili"
kryesor, Gabriele Gava, vendosi ta
ndërpriste takimin.
Kur mungonin rreth shtatë
minuta nga fërshëllima fi nale, njëri
prej gjyqtarëve anësorë goditet me
gurë në shpinë. Takimi ndërpritet
për afro tri minuta dhe pasi jepet
ndihma e shpejtë, kryesori Gava
vendos të rifi llojë sfi dën. Gjithsesi,
ai paralajmëroi të dyja skuadrat
se ndeshja do të ndërpritej nëse
situata përkeqësohej. Vetëm pak
sekonda më pas, pas shisheve që
fl uturuan në drejtim të lojtarit të
Flamurtarit, Galica, "xhaketat e
zeza" i grumbullojnë futbollistët
në mesin e fushës, duke menduar
t‘i japin edhe një tjetër shans drejt
fërshëllimës fi nale. Por, tifozët as
që kishin ndërmend të ndalonin
dhe nga tribuna karshi janë hedhur
gurë e shishe në drejtim të
Begajt, autorit të golit të fitores
së vlonjatëve në takimin e parë.
Këtu vjen edhe vendimi ekstrem i
gjyqtarit italian Gava, që i dërgon
skuadrat me urgjencë në dhomat
e zhveshjes. "Situata ka qenë
mjaft e tensionuar në fushë dhe
takimi u ndërpre kur mungonin
2-3 nga përfundimi", konfirmoi
vëzhguesi i FSHF-së në Peqin, Hito
Hitaj. "Njëri prej anësorëve pësoi
hematomë në gishtin e dorës,
ndërsa vijërojtësi tjetër u godit me
gurë në shpinë. Por, ndërprerja
erdhi pas sendeve që po hidheshin
kundër lojtarëve të Flamurtarit.
Gjyqtarët do të bëjnë një relacion,
ashtu sikundër do bëjmë edhe ne
përfaqësuesit e FSHF-së dhe janë
komisionet ato që do të vendosin
çfarë do të ndodhë. Për momentin
mund të thuhet se Shkumbini
është i eliminuar dhe Flamurtari
kalon në fi nale". Në dhomat e zhveshjes,
arbitrat e Serisë A janë përballur
me zemërimin e drejtuesve
të klubit peqinas, të cilët nuk i
kursyen sharjet në gjuhën italiane.
"Pati kontestime, megjithatë nuk
ka ndodhur asgjë më shumë. Kam
qëndruar personalisht një orë
me gjyqtarët, të cilët janë larguar
nga Peqini pa probleme", shtoi
Hitaj. Me ndeshjen e djeshme,
Flamurtari kualifi kohet në fi nalen
e Kupës së Shqipërisë për herë të
parë pas 12 vjetëve, tashmë mbetet
për t‘u vendosur mënyra: me
rezultat të përgjithshëm 2-1, apo
nëse do të jepet fi tore në tavolinë
nga Komisioni i Disiplinës. Më 6
maj, vlonjatët do të luajnë kundër
Tiranës, ndërkohë që, pavarësisht
rezultatit, ata e kanë siguruar
pjesëmarrjen në kupat e Evropës.