E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet rrugori, i afërm i trafi kantëve

Katër persona, mes tyre një ish-polic,
janë prangosur nga Policia e Beratit në
vijim të aksionit antidrogë të koduar "Range
Rover". Ndërkohë që dje është pezulluar
nga puna një punonjës i policisë rrugore, i cili
është djali dhe vëllai i dy prej të arrestuarve,
banesa e të cilëve ishte kthyer në strehë
për prodhimin e drogës në Kuçovë. Burime
zyrtare nga Policia e Qarkut të Beratit bëjnë
të ditur se është pezulluar nga detyra si
efektiv i policisë rrugore, 35-vjeçari Arben
Kaçi, pasi ka rezultuar se i ati dhe vëllai i
tij, përkatësisht Estref dhe Ndriçim Kaçi,
në banesën e tyre në lagjen "11 Janari"
kishin kultivuar 148 bimë narkotike kanabis
sativa, në një serë të improvizuar në oborr.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre është
bllokuar edhe 1284 gramë farë me kokrra
ngjyrë jeshile që shërbejnë për mbjelljen e
lëndës narkotike, 5 celularë dhe 155 fi shekë.
Pezullimi i Kaçit është motivuar për lidhjen
familjare që ai ka me të arrestuarit, ndërkohë
që ende nuk dihet nëse efektivi ka qenë në
dijeni të këtij trafi ku dhe nëse do të jetë nën
hetim. Të njëjtat burime pohojnë se pas
hetimeve njëmujore dhe marrjes në pyetje
të transportuesit Elvis Aliaj, i cili ra i pari në
prangat e policisë, rreth orës 22.00 të së
martës është arrestuar Ndriçim Kaçi dhe
39-vjeçari Ardian Tabaku, ish-punonjës i
rendit në Kuçovë, të cilët udhëtonin me
një mjet tip "Benz" me targa BR 27 76 A.
Po gjatë këtij aksioni u bë edhe arrestimi
i 37-vjeçarit, Johan Çuko nga qyteti i
Fierit, pronar i mjetit "Range Rover", që
drejtohej nga Elvis Aliaj, ku u sekuestruan
rreth 45 kg kanabis sativa. Nga hetimet
e para, dyshohet se sasia e drogës do të
transportohej drejt Fierit, ku edhe do të
tregtohej. Ajo ishte prodhuar dhe paketuar
në qytetin e Kuçovës, në banesën e Estref
dhe Ndriçim Kaçit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›