E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana mposht Vllazninë vetëm pas 105‘

Vllaznia dorëzohet pas 105
minutash, Tirana e meriton
finalen. Rivaliteti i madh
mes tyre është rikonfi rmuar edhe
dje në "Qemal Stafa", në ndeshjen
e kthimit të turit gjysmëfinal të
edicionit të 57 të Kupës së Shqipërisë.
Të tria ndeshjet e para
të këtij sezoni mes Tiranës e Vllaznisë,
dy në kampionat dhe një
në Kupë (0-0 në ndeshjen e parë
në "Loro Boriçi"), janë mbyllur në
barazim. Të njëjtin fat kishin edhe
90 minutat e rregullta të takimit
të djeshëm, të cilat u mbyllën me
rezultatin 0-0. Bëhet fjalë për një
ndeshje të mbushur me shumë
emocione dhe ankth, që prodhoi
shumë raste për shënim për
të dyja skuadrat, por vetëm një
gol të shënuar në kohën e parë
suplementare. Sinjalin e parë të
një sfi de të ndezur e dha Sinani
në minutën e 17, kur një gjuajtje e
fortë e tij grushtohet me vështirësi
nga portieri Nallbani. Të dyja
skuadrat luajnë të kujdesshme,
ndërtojnë shumë dhe provokojnë
herë pas here portat kundërshtare.
Vllaznia shfaqet e rrezikshme me
daljet nga krahët, mbi të gjitha në
të djathtë me Boadu, protagonist
edhe në disa raste shënimi. Tirana
kundërpërgjigjet me Memellin,
që tenton nga pozicioni i prirët,
pa vënë në vështirësi Grimën. Më
pas provon edhe Muzaka nga distanca,
pa inkuadruar dot si duhet
portën. Vllaznia nuk qëndron
duarkryq dhe kërcënon sërish
me mesfushorin Ilir Nallbani, që
ndalet nga portieri bardheblu.
Kryeqytetasit demonstrojnë një
dëshirë më të madhe për të arritur
te fi torja dhe i afrohen golit
me disa lojtarë: Memellin, Agollin
(që godet traversën), Xhafajn, Muzakën,
të gjithë janë të pasaktë në
shënjestrimin e portës. Pjesa e dytë
fi llon vrullshëm për Tiranën, por
depërtimi i mrekullueshëm i Agolit
mbyllet me një gjuajte, që lë për
të dëshiruar. Memelli, Pezo e Sefa
mbajnë në tension kundërshtarët,
por asnjë nuk arrin të ndryshojë
rezultatin. Luhet një ndeshje korrekte
deri në minutat e fundit të
kohës së rregullt, pa shumë probleme
për gjyqtarët sllovenë, por
lodhja bën të sajën dhe i lë vendin
tensionit: ata që acarojnë gjakrat
janë Xhafaj dhe Grima. Ndërhyrja
e gjyqtarit Çeferin shuan gjithçka,
me një karton të verdhë për lojtarin
bardheblu. Por ky 90-minutësh
nuk mjaftoi për të përcaktuar
finalistin. Ndaj dy rivalët do të
duhej t‘i nënshtroheshin kohëve
suplementare. Tirana vazhdon të
mbajë iniciativën, ushtron presion.
Grima bën mrekullinë, duke
i mohuar një gol të sigurt Muzakës,
por më në fund, në minutën e
105 mposhtet Vllaznia: Sefa finalizon
me gol një aksion të gjatë
të Tiranës, që ka parë të përfshirë
shumë lojtarë, por mbi të gjitha
falë këmbënguljes së Abraham. Në
shtesën e dytë shikohen përpjekjet
e dëshpëruara të shkodranëve
për të barazuar, por vërshëllima
e sllovenit Çeferin mbyll gjithçka.
Tirana feston dhe përgatitet për
fi nalen e 6 majit ndaj Flamurtarit,
ndërsa Vllaznia duhet të mendojë
vetëm për kampionatin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›