Dhunë në Siri, 23 të vdekur në Homs

Aktivistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut thanë se në qytet janë dëgjuar të shtëna dhe bombardime.
Dhuna vjen ndërkohë që në Siri pritet të mbërrijnë monitoruesit e Ligës Arabe. Aktivistët e opozitës u kanë kërkuar monitoruesve që pritet të mbërrijnë në Damask, të vizitojnë edhe qytetin e Homsit, ku përleshja mes forcave qeveritare dhe aktivistëve është më e ashpër.
Damasku zyrtar pretendon se po lufton gangsterët e armatosur. Ndërkohë që OKB-ja thotë se deri më tani kanë humbur jetën mbi 5000 persona./Start/F. P/
2011-12-26 18:20