Meta: Pakt me PD-në për zgjedhjen e Presidentit

Ai ka preferuar që të mos përfshihet në debatin midis presidentit, Bamir Topi dhe kryeministrit, Sali Berisha, që po zhvillohet në distancë ditët e fundit.
Kalojmë në një argument që ka qenë zhvillimi i ditës këtë fundviti që është çështja e presidentit. Zoti Topi në një pritje me gazetarët në Presidencë lajmëroi zyrtarisht që nuk do të kërkojë një mandat të dytë si President i Republikës. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë çështje?
Është një e drejtë e kujtdo që të kandidojë apo të mos kandidojë dhe ne duhet të respektojmë mendimin, në këtë rast të zotit Topi. Ndërsa, së dyti, që është më e rëndësishme, që sjellja e tij të jetë plotësisht kushtetuese, pra në frymën e Kushtetutës, deri në ditën e dorëzimit të detyrës. Pra, kjo është e rëndësishme jo vetëm për Presidentin, si institucion, por për çdo drejtues institucioni, që duhet të jetë i pavarur.
Kryeministri Berisha tha se zoti Topi e ka shkatërruar Presidencën duke e kthyer në një partiçkë. Komenti juaj.
Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtij debati. E ritheksoj se është e rëndësishme që çdo institucion të respektojë Kushtetutën dhe frymën e Kushtetutës, sepse kjo është në të mirë të vendit për funksionimin e institucioneve dhe besueshmërisë së tyre.
Jo më larg se dje zoti Meta, ju keni deklaruar se jeni jashtë lojës për Presidentin. Ka filluar pra pak para kohe diskutimet për çështjen e emrave për Presidentin e ri. Pse mendoni se duhet të qëndroni larg kësaj loje me emra, me diskutime apo me skenarët që do të zgjidhet presidenti?
Kuptohet që është bërë e zakonshme që ne t’i nisim këto fushata përpara kohe. Ndoshta kjo tregon një varfëri lajmesh apo zhvillimesh ngaqë është dhe fundviti, aq më tepër që kemi dhe një lloj “detante” në qoftë se mund ta themi midis forcave kryesore politike, kështu që duhen krijuar sa më shumë lajme të tjera dhe ajo që unë kam dashur që të bëj të qartë për çështjen e presidentit, ka të bëjë me vlerësimin tonë si LSI, pasi kjo është një çështje tepër e parakohshme për t’u diskutuar.
Pra, kjo është një çështje që duhet diskutuar në fund të muajit qershor. Së dyti, ne nuk duam të bëhemi pjesë e si të thuash e “spekulimeve” dhe së treti që është më e rëndësishme, ne do të jemi pjesë e zgjedhjes kur kjo çështje të vendoset për t’u diskutuar.
Nëse do të zgjidhej presidenti, sikurse tha dhe Kryeministri Berisha, pra nga mazhoranca, a mund të kishte ndonjë emër nga Lëvizja Socialiste për Integrim?
Mendoj se është një çështje tepër e parakohshme për të diskutuar dhe unë mendoj se si nga mazhoranca, pa përjashtuar asnjë forcë politike, absolutisht ka shumë emra që mund ta kryejini shumë mirë këtë detyrë, ndërkohë që kjo është një garë e hapur, sepse ka disa rregulla, ka disa procedura. Cilido që arrin të ketë mbështetjen e 20 deputetëve, në mos gaboj, ka të drejtën të paraqesë kandidaturën e tij, pro ne kemi një marrëveshje me Partinë Demokratike që për këtë çështje të kemi një angazhim për ta zgjidhur së bashku.
Mund të jetë ndër këto emra dhe Fatos Nano, duke pasur parasysh se ka pasur në media një lloj diskutimi se mund të jetë një kandidaturë që mbështetet nga LSI-ja?
Unë po e ritheksoj dhe njëherë që nuk dua të bëhemi pjesë e këtij debati tepër të parakohshëm. Edhe më parë e theksova që ne kemi një detyrim për shkak të marrëveshjes që kemi, që do ta diskutojmë me Partinë Demokratike dhe me forcat e tjera të këtij koalicioni dhe në momentin e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë të ditur qëndrimet e kësaj force politike.
A ju duket kjo iniciativë e Nanos paksa e parakohshme?
Kjo është një e drejtë e tij dhe duke qenë se ai është një politikan me shumë përvojë, ai i di mirë arsyet se pse ka zgjedhur këtë moment për të afishuar kandidimin e tij për këtë pozicion dhe është një e drejtë e tij. /Start/Ora News/
2011-12-27 08:23