E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimet, taktikë lufte e krim lufte

Tetë vendet më të industrializuara në botë kanë arrit të enjten një marrëveshje historike në luftën kundër dhunës seksuale gjatë konflikteve të armatosura.

Këtë cilësim e dha vet ministri i jashtëm britanik William Hague, i cili ishte mikpritës në Londër i këtij takimi të G8, ndërsa shpjegoi se marrëveshja nënkupton ngritjen e baze ligjore ndërkombëtare për të ndihmuar hetimet dhe ndjekjen e dhunuesve.

Shefi i diplomacisë britanike tha se në parim, ky mekanizëm ligjor nuk do të lejoj “kurrë” që të amnistohen kriminelët, dhe se me ta nuk do të lejohet që të bëhen marrëveshje paqësore.

“Dhunimi dhe dhuna seksuale përbëjnë shkelje të rëndë të Konventës së Gjenevës, dhe janë krime lufte,” tha Hague.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të G8 (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Gjermania, Rusia, Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia) morën këtë vendim vetëm një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara debatuan për rolin e tribunaleve ndërkombëtare penale në pajtimin e kombeve.

Ky debat, i inicuar nga Serbia, ishte injoruar nga fuqitë e mëdha për shkak të, siç është thënë, përpjekjeve të Serbisë për t’i sulmuar vendimet gjyqësore për rolin e saj në luftërat pas shpartallimit të Jugosllavisë në vitet e 90-ta.

Ministri i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Ëilliam Hague tha se përdorimi i metodës së përdhunimit si një taktikë lufte është “robëria e gjeneratave tona” dhe shtoi se kjo gjë është se “është vlerësuar gabimisht” se gjatë konflikteve të armatosura kanë ndodh “veç” dhunë seksuale./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›