E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër sërish protesta

Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka njoftuar se nesër, duke filluar nga ora 12.00, do të organizojnë protestën e rradhës kundër faturave të muajit janar . Ata kanë ftuar qytetarët që janë të pakënaqur me faturat e KEK-ut dhe qeverisjen aktuale t’i bashkohen këtij marshi paqësor me moton “Ndale Hajninë, Zhvilloje Shtetin”.

Marshi do të fillojë nga ndërtesa e KEK-ut deri te Qeveria e Kosovës dhe përveç faturave të KEK-ut, ata do të ngrenë zërin edhe ndaj dukurive negative që po ndodhin në vend.

Gjatë një takimi të mbajtur sot, Grupi i Qyetarëve të Organizuar kanë shtruar edhe njëherë nevojën për vazhdimin e protestave derisa kërkesat e tyre të plotësohen tërësisht.

 E, ato kërkesa janë: Rishikimi i politikave tarfiore të energjetikës në Kosovë; Shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e drejtorit Arben Gjukaj; Shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Bordit të KEK-ut; Shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Ministrit Besim Beqaj, dhe shkarkimi dhe vënia para drejtësisë e Ministrit Bajram Rexhepi si ministri më i përfolur për korrupsion dhe përgjegjës i një ministrie që do të duhej ta luftonte korrupsionin;.

Protestat e njëpasnjëshme që kishin filluar si shprehje e pakënaqësisë ndaj faturave të muajit janar, janë kthyer edhe në protesta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›