Mustafa i kënaqur me mbjelljen e fidanëve

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa është shprehur i kënaqur me mbjelljen e fidanëve/drunjeve të rinj në qendrën e qytetit.
Mustafa tha, mbjellja e dunjeve të rinj, do të japin një pamje krejt ndryshe qendrës dhe rrugëve të Prishtinës.
“Drunjtë të cilët tash po i mbjellim në qytet janë drunj që janë të vendosur nëpër hapësira të tilla dhe në shumë sheshe dhe rrugë të qyteteve me të mëdha të Evropës”, tha Mustafa, gjatë inspektimit të mbjelljeve të fidanëve.
Sivjet Komuna e Prishtinës, do të mbjell 1300 drunjë.
Në katër vitet e fundit, komuna ka njoftuar se ka mbjellë mbi 4500 drunjë nëpër lagje dhe sheshe të Prishtinës. Fidane/druje do të mbillen në tere rrugën “Agim Ramadani”, në tere Bulevardin “Bill Klinton”, në rrugën “Tahir Zajmi”, në rrugën “Fehmi Agani” si dhe në rrugën “UCK”. Fidane/druje do të mbillen edhe në tere Sheshin “Nënë Tereza” si dhe në lagjen Kodra e Diellit. /Indeksonline/