E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunimi i albitrit, burg pa afat për të fortit e Laçit

Laç- Gjykata e Laçit vendosi masën “burg pa afat” për dy dhunuesit e gjyqtarit Lorenc Jemini, përkatësisht për trajnerin e ekipit të Laçit, Adrian Laska dhe vëllain e presidentit të këtij ekipi Dodë Laska.

Dy të arrestuarit janë paraqitur në gjykatën e shkallës së parë të Kurbinit të shoqëruar nga uniformat blu.

Ata janë njohur edhe me akuzën e bërë nga ana e prokuorisë, ku sipas saj dy të ndaluarit janë gjendur fajtorë, për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës . Pasi ata akuzohen se kanë dhunar gjyqtarin e FIFA-s, Lorenc Jemini.

Ndërkohë që prokuroria kërkoi masën burg pa afat për dy të arrestuarit, avokati mbrojtës i të  ndaluarve  ka kërkuar lirimin e tyre dhe ndjekjen në gjëndje të lirë, duke i cilësuar ata të pafajshëm.

Mesohet se avokati i Ardian dhe Dodë Laskës e ka bërë këtë kërkesë me preteksin se në prokurorinë e Kurbinit gjyqtari Lorenc Jemini nuk ka pranuar të bëj denoncim. Ndërsa akuza i është përmbajtur realacionit të bërë nga ana e vëzhguesve të takimit dhe të deleguarit të FSHF së.

Edhe pse policia kishte deklaruar se priteshin ndalime të tjera të paktën  të tetë pësonave kjo gjë nuk ka ndodhur dhe deri tani për dhunën e ushtruar në takimin LaçiKastrioti janë vetëm dy të arrestuar.

Ditën e djelë pas takimit Laçi Kastrioti gjyqtari Lorenc Jemini u dhuna nga ana e drejtuesve të Laçit dhe tifozëve vëndas. Komisjoni i disiplinës pranë FSHFsë dënoi për këtë dhunë presidentin e Laçit, Pashk Laskën me dy vite për mos pjesmarrje në aktivitete sportive dhe e gjobiti me 500 mijë lekë gjobë, po me të njëtën masë dënoi edhe zëvëndës trajnein Ardian Laska dhe trajnerin e portjerëve të Laçit, Kastriot Rama. Po ashtu dënoi edhe futbollistin Laska me një vitë pezullim nga aktivitete spoirtive.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rrahën gjyqtarin e FIFA-s, dy kapot e Laçit në qeli
  2. Fushë e blertë-fushë e kuqe, gjyqtarët bojkotojnë kampionatin
  3. Dhuna në stadiume- Prokuroria nis hetimet për ngjarjen në Laç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›