Ngrohja globale, NASA: Shkatërruese, priten ndryshime katastrofike
SHBA- Tokën e presin ndryshime të shpejta dhe katastrofike përshkak të ngrohjes globale, nëse lejohet arritja e kufurit limit të sigurisë që është 2 gradë Celcius. Në këtë përfundim ka arritur një studim i agjensisë amerikanë të hapësirës NASA.
Shkencëtarët e NASA-s kanë studjuar kushtet klimatike parahistorike gjatë periudhave të kaluara interglaciale, kohën mes periudhave të akullit, dhe i kanë krahasuar ato me periudhën aktuale.
Periudha e fundit interglaciale përfundoi rreth 115 mijë vjet më parë, kur temperaturat ishin një gradë Celsius më të ulta se sot dhe nivelet e deteve gjashtë metra më të lartë.
“Klima e Tokës është me delikate nga sa kanë treguar përllogaritjet më të fundit”-thotë udhëheqësi i studimit të NASA-s, Xhejms Hansen. Ai e përshkroi nocionin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu me një ngritje prej dy gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale si recetë për shkatërrim.
Shkrime të tjera me interes: