Dhunimi i kandidatit të FRD, Komiteti i Helsinkit: Partitë të distancohen
TIRANE - Komiteti i Helsinkit dënon dhunimin e kandidatit të FRD-së në Roskovec, Mithat Hoxha. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Komiteti i Helsinkit nënvizon se akte të tilla janë të kundraligjshme dhe kriminale.
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) është informuar dje dhe sot, nëpërmjet medies elektronike e të shkruar, rreth një akti barbar të ndodhur në datë 9 Qershor 2013, në Roskovec, ndaj kandidatit për deputet të FRD-së, z. Mithat Hoxha. Familjarët e të dëmtuarit dhe përfaqësues të FRD-së e kanë cilësuar këtë veprim si ngjarje me ngjyrime politike, ndërsa vetë i plagosuri i shtruar në spital nuk ka qenë në gjendje të japë sqarimet përkatëse. KSHH dënon akte të tilla të kundraligjshme dhe kriminale, sepse pavarësisht nga motivet që i kanë nxitur ato, të cilat gjithsesi duhet të jenë objekt hetimi dhe I gjykimit të ashpër ndaj fajtorëve, nga ana tjetër helmojnë dhe acarojnë klimën politike në vend, shqetësojnë kandidatët për deputetë dhe çorientojnë, ose demoralizojnë zgjedhësit. Këto incidente duhen parandaluar menjëherë dhe partitë politike të distancohen prerë ndaj tyre. “- thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, Komiteti i Helsinkit thekson rëndësinë që militantët partiake të tregohen më të përmbajtur dhe më me qytetari në veprimtaritë ku angazhohen.
KSHH i sugjeron organeve të policisë së shtetit, që veçanërisht në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese ndaj veprimtarisë keqbërëse, të sigurojnë rendin dhe jetën dhe shëndetin e shtetasve.
“KSHH ju bën thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore të angazhuara në fushatë që të shmangin gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe akuzat e ndërsjella, të cilat në mënyrë direkt ose indirekt nxitin ose favorizojnë akte të rënda kriminale si kjo e datës 9 Qershor, në dëm të Mithat Hoxhës. KSHH me këtë rast i uron shërim të shpejtë kandidatit për deputet të FRD-së z. Mithat Hoxha dhe kthimin e tij sa më parë në gjirin e familjes dhe në krye të detyrës.”- thuhet në deklaratën e KSHH-së.
(er.nu/BalkanWeb)