Shkodër, Mediu: Punojmë për menaxhimin e integruar të liqenit
TIRANË- "Liqeni i Shkodrës mbart vlera të jashtëzakonshme qoftë peshkore, ashtu edhe në biodiversitet e në turizëm, por ne duhet të punojmë fort për një menaxhim të integruar së bashku me ju për të ruajtur rezervat e tij", u shpreh ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, në një takim me peshkatarët në Shkodër.
Mediu tha se "ne duhet t’a meritojmë këtë mrekulli që na ka falur Zoti, ndaj duhet të jemi racionalë në shfrytëzimin e tij".
Ministri i Mjedisit theksoi se "liqeni është një pronë që ju përket ju dhe ne si pushtet jemi munduar që t’ju ndihmojmë me iniciativa apo me projekte, siç janë ato në implementim e sipër të Bankës Botërore".
(m.a/BalkanWeb)