E Diel, 1 Nëntor 2026

"Sulltanesha Hyrem" në pritje të një fëmije

TURQI - Merjem Uzerli, aktorja që u bë e famshme si Hyrem në serialin "Sylejmani i Madhërishëm",është në pritje të një fëmije me të fejuarin e saj Xhan Atash.

Edhe pse ishte spekuluar se aktorja pësoi një sulm nervor dhe se për këtë arsye u kthye në Gjermani, tashmë u konfirmua se lodhja e saj lidhej me shtatzëninë.

“Merjem ka kërkuar një pushim për shkak të një fëmije dhe për këtë arsye u largua drejt Berlinit, ndërsa martesa është vetëm një çështje ditësh”- shkruajnë mediat në Turqi.

Merjem Uzerli nuk do të luajë më rolin e famshëm “Sulltanesha Hyrem”. Në fund të majit, Merjemja iu drejtua adhuruesve të saj me anë të profilit të saj në “Facebook”, se ajo do të kthehet më e fortë se kurrë.

Ndërsa është xhiruar episodi i parë i "Sulltanit të Madhërishëm", ku Merjem nuk ishte në rolin e Hyrem, shikuesit thanë se nuk duan të shikojnë një seri në të cilën nuk luan sulltanesha e zjarrtë Hyrem.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›