Zgjedhjet, BE: Të zhvillohen në mjedis të qetë. Apel të shmanget dhuna
TIRANE-Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri bëri me dije sot po ndjek me vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare që priten të zhvillohen më 23 Qershor. Delegacioni i BE thekson që zgjedhjet të zhvillohen në qetësi ndërsa apelon për shmangie të dhunës, duke kërkuar nga partitë politike e shqiptarët zbatimin e këtij standardi.
"Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor.
Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi dhe presim që partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me këtë", theksohet në një njoftim për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)