Dhunimi i nxënësve shqiptarë në Shkup, PS: Akt kriminal, të ndëshkohen fajtorët
TIRANË-Partia Socialiste ka dënuar ashpër sot ngjarjen e para 2 ditëve me nxënësit shqiptarë në Shkup, ku 15 adoleshentë u rrahën barbarisht nga disa persona të maskuar.
Në një deklaratë për shtyp, PS vlerëson se ngjarja është një akt kriminal të papranueshëm.
“Dhunimi i nxënësve shqiptarë, të sulmuar e të rrahur në mënyrën më barbare për arsyen e vetme se janë shqiptarë, përbën padyshim jo vetëm një akt të papranueshëm kriminal, por edhe një sinjal alarmi për të gjithë ata që të ardhmen e rajonit tonë e shohin në Europë dhe jo në një rikthim tek e shkuara e tensioneve e konflikteve etnike”
Partia Socialiste duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e saj viktimave të këtij sulmi të shëmtuar dhe familjarëve të tyre i shpreh gjithashtu komunitetit shqiptar në Maqedoni vendosmërinë e këtij subjekti politik për t’iu gjendur atyre në krah.
“Mbështetje jo vetëm kur përballen me situata të tilla të papranueshme për Europën e shekullit 21, por edhe gjatë gjithë përpjekjeve të tyre për të fituar vendin që u takon në shoqërinë dhe institucionet maqedonase”.
Duke ndjekur me shqetësim incidentet me shqiptarë në Maqedoni, PS thekson se janë një këmbanë alarmi se po kanoset bashkëjetesa etnike në Maqedoni.
“Fakti që incidentet e kësaj natyre, qoftë me parrulla raciste nëpër stadiume, apo sulme të motivuara nga urrejtja etnike, janë kthyer në rituale gati të përjavshme duhet të shihet nga të gjithë ne si një kambanë alarmi për kanosjen e bashkëjetesës demokratike në Maqedoni”.
Selia rozë bën thirrje që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe autorët të ndëshkohen.
“Ne u bëjmë atyre një thirrje të fortë që të hetojnë e të ndëshkojë me forcën e ligjit autorët e këtij krimi të shëmtuar dhe të përballen pa ngurrim me çdo shfaqje të urrejtjes etnike apo fetare”.
(d.b/BalkanWeb)