Bulqize 4 te rinj po luanin me letra vritet 31 vjecari

Një lojë me letra i ka kushtuar jetën një 31 vjeçari nga Bulqiza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16 : 30 në një lokal në fshatin Shupenzë. Gjatë lojës me letra katër të rinj të moshës 30 vjeç janë grindur mes tyre, e cila ka degraduar edhe me përdorimin e armës. Për pasojë ka humbur jetën Shukri Gjata 31 vjeç gjatë kohës që po transportohej për në spitalin e Peshkopisë. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë Dritan Uka, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Dy të tjerët janë shoqëruar në komisariatin e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë që policia e Bulqizës po punon për kapjen e autorit.