E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet grabitesi i kazinose

Skuadra e operacioneve speciale e policisë së Tiranës ka prangosur në një aksion të befasishëm një 33-vjeçar të kërkuar për grabitje me armë. Intil Dani, është prangosur teksa lëvizte me një motor skuter pa targa në rrugën Muhamet Gjollesha, pranë urës së shkollës Vasil Shanot, teksa vinte nga drejtimi i kryqëzimit të 21 dhjetorit. Dani, i cili qëndronte me fytyrën e mbuluar nga një skafandër në ndenjësen e pasme të motorit ka tentuar të largohet me shpejtësi, por kanë qenë lëvizjet e shpejta të agjentëve të operacioneve speciale të cilët janë hedhur dhe e kanë kapur në ecje Danin bashkë me një person tjetër që drejtonte motorin.Gjatë operacionit policor nuk ka patur të shtëna apo persona të lënduar. Dani së bashku me drejtuesin e motorit janë shoqëruar në ambjentet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së qarkut. Dani akuzohet për grabitjen e ndodhur në Kazino Monako në Kavajë në 12 tetor të vitit 2010, ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Nexhat Muça. Në nëntor të të njëtit vit policia arrestoi  2 bashkëpuntorët të Danit në këtë grabitje.33-vjeçari pritej të merrej në pyetje nga oficerët e hetimit të vjedhjeve me dhunë dhe armë, pasi dyshohet që ai të ketë vijuar aktivitetin kriminal edhe gjatë kohës që ishte në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›