E Diel, 1 Nëntor 2026

Emetimi i Eurobondit parate vijne ne Shqiperi pas 4 nentorit



Ervin KOCI - Eurobondi i pare shqiptar eshte listuar me 28 tetor dhe u emetua nje dite me pas me 29 tetor. Por vetem me 4 nentor parate do te jene te gatshme qe te udhetojne nga bursa e Londres drejt arkes se buxhetit te shtetit shqiptar. Me pas cdo date 4 nentor te pese viteve pasardhes deri me 2015-en Ministria e Financave eshte e detyruar tu paguaje interesin prej 7.5 per qindesh investitoreve qe moren pjese ne ankandin e realizuar ne bursen e Londres thekson dokumenti zyrtar i menaxhuesve te ketij operacioni financiar. Ne te gjithashtu vihet ne dukje se sipas klasifikimit te tipit te investitoreve ata qe kane blere eurobondin shqiptar ndahen ne menaxhere fondesh financiare 45 banka 40 nderkohe qe 10 kane qene kompani te huaja te shitjeve me pakice dhe 5 shoqeri sigurimesh. Dokumenti siguron se ne baze te marreveshjeve nderkombetare Ministria e Financave e Republikes se Shqiperise nuk ka regjistruar dhe as nuk ka ne plan te regjistroje ndonje pjese te ndonje oferte letrash me vlere ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe as te kryeje ndonje oferte publike te ketij lloji ne SHBA Japoni Kanada apo Australi.

Blerja e borxhit
Blerja e eurobondit nje borxh prej 300 milion dollare ishte varka e shpetimit per qeverine shqiptare e cila erdhi si zgjidhje vetem gjate vitit 2010 kur borxhi publik kishte arritur ne kufijte ekstrem dhe kur ne vitin 2012 pagesat per shlyerjen e kredise per rrugen Durres-Kukes dhe interesat e borxheve te tjera do shkonin 1 miliard dollare ose mbi 25 per qind e te ardhurave te buxhetit. Ish-ministri socialist i Financave dhe deputeti i PS-se Arben Malaj thote se hyrja ne tregjet nderkombetare te borxhit nuk e ul rrezikun e krizave ne buxhet nese qeveria do vazhdoje politiken e borxheve te larta. Eurobondi nuk eshte nje instrument qe ka aftesi cudiberese. Vende te tilla qe ne shohim ne krize ekonomike e disa prej tyre ka vite qe e perdorin eurobondin dhe kostoja eshte vendosur ne baze te zhvillimeve ekonomike- tha Malaj. Megjithate Drejtori i Menaxhimit te Borxhit ne MF-e Xhentil Demiraj e vlereson eurobondin me interes 7.5 per qind nje sukses historik per ekonomine shqiptare jo vetem per koston sipas tij te ulet. Eshte nje instrument 5-vjecar me nje norme 7.5 vit. Duhet pergjegjshmeri ndaj qeverise se tanishme dhe te ardhme per te marre reforma te duhura per te mos bere eksperimente apo programe ekonomike irracionale ne te ardhmen- tha Demiraj. Por ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj nuk eshte dakord. Interesi 7.5 per qind ne euro eshte i larte per ekonomine shqiptare nese shuma e borxhit do te financohet me kete instrument dhe me keto interesa shume shpejt normat e financave publike do te ishin nen presion- u shpreh Malaj. Qeveria eshte zotuar se do ta ule borxhin por ekspertet druhen se vitin e ardhshem shpenzimet e buxhetit mund te rriten serish per shkak te zgjedhjeve lokale.

BOX/////////////////////////////////////
Haldeda 15 milione euro efekti i eurobondit

Pagesa e kredise sindikale per rrugen Durres-Kukes me parate e eurobondit te pare shqiptar ka nje efekt pozitiv financiar 15 milione euro. Zevendesministri i Financave Nezir Haldeda duke e cilesuar si nje sukses emetimin e eurobondit thote se efekti i tij ne menaxhimin e borxhit eshte shume pozitiv. Ne debutuam me norma interesi shume te leverdisshme per ekonomine e vendit dhe qe do te rezultoje ne 10-15 milione kursime vetem nga interesat per rifinancimin e kredise sindikale qe morem vitin e kaluar- tha Haldeda. Eurobondi sjell kuotimin e perditshem te vendit me ane te ketij instrumenti ne bursen e Londres. Ecuria qe percaktohet nga performanca ekonomike e vendit krijon mundesine per marrjen e borxheve te reja ne tregjet e jashtme. Kemi ndertuar nje pike starti per te kapitalizuar mbi kete qe kemi bere dhe te hidhemi ne instrumente edhe me afatgjate por nuk jemi ne emergjence- tha Haldeda. Por a jane mundesite qe ky instrument te perdoret per vitin qe vjen Zevendesministri Haldeda thote se buxheti nuk ka nevoje emergjente por megjithate mundesia eshte e hapur. Vitin tjeter ose vitin me tej duke pare hapesiren ose nevojen per financim do ta konsiderojme. Kemi shume projekte qe financohen me kredi nga bankat zhvillimore te cilat e ngushtojne nevojen per huamarrje- tha Haldeda. Efekt tjeter pozitiv i eurobondit eshte krijimi i hapesirave per kreditim te sektorit privat nga tregu i brendshem bankar.

Kreditim i paket edhe ne muajin Shtator

Kredia u rrit me ritem te ulet edhe ne muajin Shtator. Statistikat zyrtare te Bankes se Shqiperise treguan edhe nje here se kredidhenia gjate vitit 2010 vazhdon te jete e ngadalte. Ne fund te muajit shtator kredia rezultoi me nje rritje prej vetem 0.3 krahasuar me muajin gusht dhe vetem 4.6 krahasuar me fillimin e vitit. Me kete ritem rritjeje kredia eshte gjithnje e me e orientuar drejt rritjes me te ulet ne 12 vitet e fundit periudhe per te cilen ekzistojne statistika zyrtare te publikuara nga BSH-ja. Ne krahun e detyrimeve sistemi bankar vazhdon te rrise ne menyre progresive dhe te qendrueshme depozitat. Totali i depozitave ne fund te muajit shtator arriti vleren e 757 miliarde lekeve me nje rritje prej 1.9 krahasuar me muajin gusht dhe 14.2 ne raport me fillimin e vitit 2010. Raporti mes kredive dhe depozitave u ul ne 60.9 nga 61.8 qe ishte ne muajin gusht cka tregon nje rritje te metejshme te likuiditetit ne dispozicion te bankave.

Nga 4 nentori Shqiperia me dy linja nderkombetare te tensionit te larte

Afrimi i dimrit qe shenonte ne Shqiperi nisjen e makthit te nderprerjes se energjise elektrike duket se do te mbetet nje enderr e keqe per konsumatoret shqiptare. Nga 4 nentori Shqiperia do te hyje zyrtarisht mes dy linjave nderkombetare te tensionit te larte 400 kilovolt Tirane-Mali i zi dhe Shqiperi-Greqi qe do te thote se shqiptaret nuk do te vuajne me furnizimin me energji pergjate gjithe kohes. Tashme po kryhen punimet e fundit ne Elbasan per lidhjen e linjes se interkonjeksionit Elbasan-Tirane-Podgorice. Burime nga institucioni vendor i KESH-it ne Elbasan bejne te ditur se punimet permbyllese per kete linje do te sjellin nderprerjen kohe pas kohe te energjise ne kete qytet nga ora 0700 e mengjesit deri ne oren 1700 te pasdites nderprerje qe u njoftua nga CEZ Shperndarje se do te ndodhte ne te gjithe vendin deri ne daten 4 nentor pra diten e enjte te javes ne vijim. Kufizimet e energjise do ti ndjejne si konsumatoret familjare po edhe disa prodhues ne vend. Pas perfundimit te linjes nderkombetare te interkonjeksionit Tirane-Podgorice do te nisin remontet edhe ne nenstacionin 400 kilovolt te Elbasanit i cili do te lidhe linjen e tensionit te larte mes Shqiperise dhe Greqise.

2 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›