E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunikimi sekret Oketa Nuk u prek

Ilir Gjoni zevendeskryetar i komisionit parlamentar te sigurise kombetare ka mbajtur ne qeverine socialiste postin e ministrit te Puneve te Brendshme.

Kolegu i tij ne komision deputeti Gazmend Oketa ne qeverine e meparshme demokrate ka qene minister i Mbrojtjes. Per zhdukjen e kompjuterit te komunikimeve te klasifikuara nga misioni yne ne Nju Jork ai eshte i bindur se demi ka qene minimal.

Eumlshte nje ceshtje qe duhet te diskutohet por ne dijeni time nuk ka cenuar aspak sigurine e informacionit. Pasi misioni yne ne Nju Jork nuk ka transmetuar ndonjehere informacion te klasifikuar. Se dyti ky informacion eshte i kriptuar theksoi Oketa.

Por zevendeskryetarit te komisionit parlamentar te sigurise kombetare Ilir Gjoni i ben pershtypje vonesa me te cilen u njoftua SHISH.

Me ben pershtypje fakti qe nga koha kur MPJ eshte njoftuar per humbjen e laptopit kaluan 2-3 jave derisa institucionet e tjera te sigurise u njoftuan. Eshte nje fakt qe duhet analizuar thelle sic me ben pershtypje fakti qe askush nuk ka mbajtur pergjegjesi dhe ky eshte karakteri i kesaj qeverie pandeshkueshmeria eshte shprehur Gjoni.

Zhdukja e kompjuterit portabel ne misionin tone ne Nju Jork ka ardhur per shkak te kushteve te papershtatshme te sigurise ne mision. Kushte te ngjashme ka dhe ne misionet te tjera diplomatike gje qe pranohet nga Ministria e Jashtme.

Kjo gjendje thuhet ne kete shkrese nuk do te ndryshoje dot shpejt. Ilir Gjoni mendon se qeveria duhet te menaxhoje me mire fondet publike dhe e ilustron kete me vendimin e fundit per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar.

Edhe buxheti i ushtrise qe u tha se ka kapur 2 pas anetaresimit ne NATO nuk eshte as 1. Kujtoj edhe debatet tona ne komision per ti rritur buxhetin SHISH-it qe te ushtroje detyren e tij kushtetuese eshte shprehur Gjoni.

Nuk ka pasur ndonjehere probleme me sigurine por sa per pamjen dhe nivelin e perfaqesimit te misioneve tona diplomatike vertet ka probleme tha Oketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›