Dhunohej nga bashkëshorti, 51-vjeçarja merret në mbrojtje nga policia
PUKE - Pas denoncimit të dhunës sistematike nga bashkëshorti, Luce Muslia nga fshati Mzi i Pukës, është marrë në pyetje nga policia e këtij rrethi.
Vetë drejtori i policisë në Pukë, Ritvan Bushati ka udhëtuar në fshatin e thellë, ku dhe ka vendosur forca të rendit në mbrojtje të saj.
Sipas policisë së Pukës dhe disa psikologëve, që kanë kontaktuar 51-vjeçaren pas publikimit të rastit në NEWS24, bëhet e ditur se kjo e fundit dhe dy fëmijët e saj e kanë të domosdoshëm rehabilitimin në një qendër sociale.
(er.nu/news24/BalkanWeb)