E Diel, 1 Nëntor 2026

E rreh barbarisht dhe i vjedh paratë, pranga 21-vjeçarit

 Në pranga përfundoi Brisild Ismaili, 21-vjeç, banues në lagjen “Osmen Haxhiu” të këtij qyteti, pasi akuzohet për plagosjen e një shtetasi.

Policia bëri me dije se hetimet nisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i plagosur me thikë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur prapa monumentit të “Pavarësisë”, pas një konflikti për motive të dobëta.

I lënduari është shtetasi me iniciale G. D.  51-vjeç, i cili është rrahur dhe plagosur me thikë nga 21-vjeçari. Pas aktit, i janë marrë lekët dhe të gjitha sendet e tjera personale. Në cilësinë e provës materiale autorit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar  një bluzë me disa njolla gjaku. /Start/

                                                                                             2012-05-15 09:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›