E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet Ilia Basho, u akuzua për vrasjen e gruas

Ngjarja që tronditi qytetin e Tiranës ndodhi më 2 shkurt të këtij viti, dhe pas tre muajsh qëndrimi në qeli, burri miratohet për mungesë provash.

Prokuroria kërkon që ai të mbetet në qeli, pasi pretendon se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në këtë ngjarje. Ngjarja ndodhi më 2 shkurt në zonën e Shkozës në kryeqytet, kur në orët e vona të mbrëmjes, gruaja u qëllua me armë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më 21 shkurt, për ngjarjen u arrestua bashkëshorti i saj pasi nga përgjigjet telefonike dhe të dhënat e SMS-ve që ai i kishte dërguar një gruaje tjetër, shtuan dyshimet e Prokurorisë, se ai ishte autori ose organizatori i vrasjes. Basho nuk e pranoi asnjëherë se ishte autor i ngjarjes, teksa deklaroi gjithashtu se kishte edhe një lidhje jashtëmartesore. /Start/

                                                                                             2012-05-14 17:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›