Modernizimi i kontrollit të hapësirës ajrore

Projekti përfshin përmirësimin e infrastrukturës së Menaxhimit të Trafikut Ajror dhe sistemeve të Komunikimit, Navigimit dhe Survejimit, si instalimin e një sistemi të ri të MTA, instalimin e një sistemi për uljen precize ILS, sistem i ri i Komunikimit Zanor dhe Radiove, instalimin e një Radari sekondar dhe trajnimin e stafit.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, theksoi se ky investim është me rëndësi për integrimin e hapësirës ajrore shqiptare me atë evropiane.
“Përfundimi i këtij projekti, i jep mundësi vendit tonë të ketë një hapësirë ajrore europiane. Fluturimi mbi hapësirën ajrore shqiptarë tashmë është tërësisht i kontrolluar, çka do të sjellë shumë efekte pozitive për vendin tonë, ku më kryesori është ulja e kostove operacionale për kompanitë e udhëtimeve ajrore”, theksoi ai.
Kreu i Transporteve u shpreh se transporti ajror shqiptar ka pasur rritje të konsiderueshme pavarësisht krizës ekonomike në rajon. “Ulje ngritjet në vitin 2008-të kanë qenë 16 100, kurse në 2011-ën ishin 22 900, pra 42% më shumë. Mbikalimet, në 2008-ën ishin 97 900, në vitin 2011 ishin 172 000, pra 76% më shumë. Fluturimet në total në vitin 2008 ishin 114 000, ndërsa në 2011 ishin 196 000, pra 72% më shumë. 784 000 pasagjerë përgjatë2005-ës, 1 822 000 në vitin 2011, 132% më shumë”, përfundoi Olldashi. /Start/
2012-05-14 16:29