E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohen sërish varrezat e Krujës, policia nis hetimet

Krujë- Varrezat në rrethin e Krujës janë dhunuar nga hajdutë të materialeve për skrap dhe mbledhjes së sendeve me vlerë. Ngjarja ka ndodhur në varrezat e fshatit Bilaj të Krujës, ku persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar rreth 30 prej tyre.

Ata kanë dhunuar dhe grabitur vazot që vendoseshin lule si dhe materiale prej bronxi të vendosura nga të afërmit e vdekurve. Dhunime të varrezave ka patur edhe më parë në afërsi të qytetit të Fushë-Krujës, ku vetëm pak muaj më parë policia e Krujës arrestoi 3 persona në flagrancë teksa ishin duke dhunuar varret.

E përpos përhapjes së këtij fenomeni, asnjë kallëzim penal nuk është bërë nga banorët e këtij fshati. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shteti “me pushime”, mbijnë sërish varrezat e makinave Tiranë- Sërvish makinash është edhe tabela përmes së cilës tregtarët...
  2. Sërish drogë drej Italisë, policia sekuestron 202 kg hashash dhe 10 kg heroinë Durrës- Një tjetër sasi e konsiderueshme lëndë narkotike u sekuestrua...
  3. Aksidenti hekurudhor, Dyrmishi: Policia na lajmëroi me vonesë. Policia: Spitali neglizhoi Lushnje- Drejtoresha e spitalit të Lushnjes ka reaguar pas aksidentit...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›