Berisha gazetarëve: Nxorrët Shqipërinë nga censura
Tiranë- Në takimin e parë me përfaqësuesit e mediave për vitin 2012, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim mbi rolin e medias dhe lirinë e fjalës.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Pallatin e Brigadave, z.Berisha vuri në fokus rëndësinë e mediave, duke garantuar vazhdimësinë e përpjekjeve për ta bërë lirinë e fjalës të pacënueshme.
Ai gjithashtu i cilësoi gazetarët si kalorës të fjalës së lirë dhe si aktorët kryesorë në nxjerrjen e Shqipërisë nga censura.
Roli i mediave në këtë vend, që me gjithë vështirësitë që njohim, ka nxjerrë Shqipërinë nga censura është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Iu garantoj se të do bëjmë gjithçka në mënyrë që fjala juaj të dëgjohet gjithnjë e më shumë dhe liria e fjalës të mund të konsolidohet si liri e pacënueshme në këtë vend, – u shpreh shefi i qeverisë.
Ndërkaq, Berisha shprehu kënaqësi mbi faktin që viti që lamë pas nuk shënoi asnjë proces gjyqësor nga administra ndaj mediave.
Shpreh kënaqësinë që ky vit nuk ka patur procese ndaj mediave nga administrata shtetërore dhe ju garantoj se nuk do të ketë sa të jetë kjo administratë në drejtimin e e kësaj qeverie. Nderim të madh për kontributin tuaj.- përfundoi kryeministri.
Shkrime të tjera me interes:
- Berisha: Investitorët izraelit, interes për Shqipërinë Tiranë- Kryeministri Berisha pas vizitës në Izrael deklaroi sot gjatë...
- 100-vjetori, “Flaka e Jubileut” nis rrugëtim në të gjithë Shqiperinë Tiranë- Koncerti i zhvilluar në teatrin e Operas dhe të...
- Taksa marksiste, Berisha: nuk do të kthehet kurrë Tiranë- Kryeministri Sali Berisha reagon ndaj programit të Partisë Socialiste...