Aksioni i Vetvendosjes, Perëndimi: Qëndroni larg dhunës
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i shohin me shqetësim veprimtaritë e planifikuara të Vetëvendosjes për datën 14 janar, për të mbyllur pikat kufitare të Kosovës në portat 3 dhe 5. Kështu shkruhet në një komunikatë me shkrim të pesëshes perëndimore.
Ne nxisim Vetëvendosjen që të përmbahet nga çfarëdo dhune ose provokimi ndaj personelit të Policisë së Kosovës. Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë joligjore, por ashtu do të rrisin tensionet politike në Kosovë dhe do të ndikonin negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë, gjithashtu do të shkonte kundër përkushtimeve të Kosovës sipas CEFTA-n- thuhet në deklaratë, sipas së cilës Vetëvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saja të planifikuara.
Sipas përfaqësive perëndimore në Kosovë, asnjë parti politike nuk gëzon pushtetin jashtëligjor për të marrë ligjin në duart e veta e as për të zbatuar njëanshëm interpretimin e vet të akteve legjislative. Ambasadat mendojnë se këto veprime shkojnë përtej të drejtës legjitime për të shprehur mendimin ndryshe, dhe se janë në mospërputhje me parimet themelore të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit.
Vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, është në interes konkret dhe praktik të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, ky është shtegu i vetëm që çon në integrimet euroatlantike. Kosovarët nuk duhet të lejojnë asnjë parti politike që ta sabotojë këtë proces- përmbyllet komunikata.
Shkrime të tjera me interes:
- Njohja e Kosovës, Kacin: BE nuk i ka kërkuar diçka të tillë Serbisë Bruksel- Jelko Kacin raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë ka...
- LRD: Politika të rrijë larg sistemit arsimor Tiranë- Partitë politike në Shqipëri duhet të heqin dorë nga...
- Serbi- Arrestohet Veselinoviç, organizatori i dhunës në Mitrovicë Serbi- Personi i cili ka ndërmarrë veprime të dhunshme ndaj...