Shperthim ne varrezen e makinave vdes 24-vjecari

Arkiv Një 24-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ka qenë duke punuar në një varrezë makinash. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës, në hyrje të qytetit të Librazhdit ku Besnik Bala ka qenë duke prerë me troko një bombul.
Po kështu burimet bëjnë me dije se 24-vjeçari prej disa mujash ishte punësuar në pikën e varrezave të automjeteve, e cila njëkohësisht funksiononte edhe si pikë skrapi. Ndërsa burime jozyrtare thonë se i riu mund të ketë vdekur nga shpërthimi i një predhe, që u është blerë banorëve që mbledhin skrap në Poligonin e Zgarës. “Dyshohet që predha të ketë qenë e pashpërthyer. Në këtë pikë skrapi banorët e fshatit Kuterman dhe Togëz shesin copat e metalit që dalin nga shpërthimet e municioneve luftarake në malin e Zgarës”, citojnë burimet nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq policia ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit pronarin e pikës së varrezave të automjeteve, për të dhënë detaje rreth ngjarjes. Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në trup. Materialet pritet t’i kalojnë Prokurorisë së Rrehtit Gjyqësor të Elbasanit për të vijuar hetimet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu
Në orët e para të mëngjesit të së martës katër të dënuar në burgun e Fushë-Krujës tentuan që të arratiseshin nga qelitë. Tiranë, nxirret nga Liqeni kufoma e një personi
Një person humbi jetën sot në mengjes në Liqenin Artificial të Tiranës. Fier, arrestime për kontrabandë nafte
Gjykata e Fierit vendosi masën e arrestit me burg për tre persona dhe detyrim paraqitje për dy të tjerë, nën akuzën e mashtrimit, vjedhjes dhe falsifiimit të dokumentave zyrtare. Pse mungon ndihma e parë në vendngjarje?
Në ngjarjen më të rëndë kriminale të kohëve të fundit, ku humbi jetën gjykatësi Skerdilajd Konomi, realizuar në bulevardin e qytetit të Vlorës, askush nuk dha ndihmën e parë mjekësore. Videoskandali ndan gjykatën
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ndahet në dy qendrime për çështjen e ish zëvendëskryeministrit nën akuzë, Ilir Meta.
Lajmet kryesore
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit kthen per rigjykim “ceshtjen Pango”
Dhunohet Top Channel, Dalipi: Të mblidhet Këshilli Bashkiak
Greqi, kriza sjell rritje të numrit të vetëvrasjeve
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën