Dhunohet barbarisht nga italiani, vdes baristi shqiptar

Një 45 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi pak ditë më parë u dhunua barbarisht nga një 18 vjeçar italian.
Viktima, Artan Meta prej katër ditësh ishte në gjendje kome në spital dhe ndonëse mjekët janë përpjekur për ta shpëtuar, shqiptari nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra kryesisht në kokë, si pasojë e goditjeve me shkelma e grushte nga i riu italian.
Shqiptari ishte barist në një lokal dhe gjithashtu ishte tepër i njohur nga klientët dhe banorët në komunën Villasor në Kaljari, shkruan noa.
Pak ditë më parë, 45 vjeçari u përfshi në një incident kur italiani Nicholas Melis goditi makinerinë e cigareve sepse nuk funksiononte e më pas u kthye e goditi me shkelma e grushte shqiptarin.
18 vjeçari italian u akuzua nga policia për plagosje, por tashmë ai pritet të përballet me akuzë më të rëndë./Indeksonline/