Ukrainë: Nacionalisti rus Vladimir Zhirinovsky goditet me lakër të prishur

Një grua hodhi lakër të prishur mbi politikanin nacionalist rus Vladimir Zhirinovsky gjatë një konference shtypi të mbajtur të hënën në Kiev. Kjo grua e re akuzoi e Zhirinovskin për, siç e quajti ajo, “Ukrainofobi”.
Truprojat e Zhirinovski reaguan menjëherë dhe e larguan gruan dhe mbështetësit e saj nga salla e konferencave. Zhirinovski dukej shumë i inatosur dhe e qortoi me zë të lartë truprojat e tij për “moskryerjen e punës së tyre në nivelin e duhur”, shkruan Rel.
Ai gjithashtu pohoi ka akuzuar sulmuesen se është paguar për të bërë këtë veprim.
” Zhirinovsky i cili është Udhëheqës i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë ka qenë i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme në lidhje me shtetësinë e Ukrainës, Kazakistanit dhe të disa ish-republikave të tjera sovjetike.
Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Zhirinovsky i bëri thirrje Ukrainës që të vendosë lidhje më të ngushta me Rusinë në vend se, siç thotë ai, “të bëhet një anëtare i nivleit të dytë në Bashkim Evropian”./Indeksonline/