Dhunohet barbarisht një familje në Bulqizë, djalit i thyejnë këmbët dhe e hedhin nga ura
Nuk sosin lajmet e tmerrshme në vendin tonë.
Një familje është dhunuar barbarisht në fshatin Ostren të Bulqizës.
Dyshohet se shkak për këtë dhunë barbare ka qenë konflikti për një pronë prej 200 metra katrorë mes familjeve Sata dhe Koçi.
Pre e dhunës ka rënë familja Sata.
Kryefamiljari, Hekurani, është lënë pa ndjenja.
Djalit të tij, Mehmetit, i kanë thyer të dy këmbët dhe e kanë hedhur nga një urë të lartë pesë metra.
Vajzës, Almës, i kanë shkaktuar plagë të rënda në sy, kurse bashkëshorten, Kujtimen, e kanë goditur në kurriz.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim pjesëtarët e familjes Koçi./ep