E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritan Shehu: Kjo është një garë reale, fituesi do ketë nevojë për tjetrin

Tritan-ShehuDeputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se fushata e brendshme në PD është një risi për PD-në dhe të gjithë politikën shqiptare.

Sipas tij, PD po jep një leksion demokracie.

Tritan Shehu thotë se gara është reale.

Ajo është e hapur midis kolegësh, është reale nga dy kandidatë të përgjegjshëm, edhe në funksion të forcimit tonë, thotë Shehu, duke shtuar se fituesi do ketë nevojë për tjetrin.

Është momenti kur ne duhet të jemi të bashkuar, së bashku me strukturat e PD-së, së bashku me personalitetet e tjera të PD-së, për ti dhënë asaj një strategji të re, thotë Shehu.

Sipas tij, humbja e thellë e PD-së nuk e zbeh kontributin e Berishës.

Humbja e PD-së, sado e thellë që ishte, nuk mund të zbehë këtë kontribut të PD, të Berishës, të të gjithë neve. Në politikë fitohet, por edhe humbet, qëndrohet në qeverisje, por edhe në opozitë. E rëndësishme është që kurdoherë të kesh një orientim progresiv e perëndimor, siç po ndodh me PD-në./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›