E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet drejtori i AKU në Shkodër/ Ramir Haderi u godit me sende të forta ndërsa po ecte me bashkëshorten

SHKODËR- Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës. Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë dhe qytë pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.

Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›