Sekuestrohen celular dhe USB gjatë kontrolleve në IEVP Durrës

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se vijojnë kontrollet në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) për evidentimin e sendeve të ndaluara.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, sot gjatë kontrollit në IEVP Durrës është gjetur një aparat celular i llojit “iPhone”, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E.C., i cili ka pranuar se aparati celular ishte në pronësi të tij. Po ashtu janë gjetur dhe dy USB.
“Në vijim të detyrave funksionale të IEVP-së dhe në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, si dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, shefit të Policisë, specialistit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën kujdesin e z. Frank, ka ushtruar kontroll në ambientet e institucionit.
Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e brendshme të godinës ‘A’, në dhomën ku qëndrojnë të paraburgosurit G.A., N.B., E.C. dhe M.Ç.
Gjatë kontrollit është gjetur një aparat celular i llojit ‘iPhone’, ngjyrë e zezë, poshtë jastëkut të të paraburgosurit E.C., i cili ka pranuar se aparati celular është në pronësi të tij.
Po në godinën ‘A’, gjatë kontrollit janë gjetur edhe dy USB, për të cilat janë kryer procedurat përkatëse të sekuestrimit dhe administrimit si sende të ndaluara.
Për të gjitha rastet është hartuar dokumentacioni përkatës, përfshirë procesverbalet e bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara.
Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, përfundon njoftimi.
Sendet e gjetura në IEPV Durrës 1 nga 3/a.f/r.e/