E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi po bëhet gati për sezonin turistik, pastrim dhe dezinfektim i rërës

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Në prag të sezonit veror bashkia e Durrësit ka intensifikuar përgatitjet për të mirëpritur pushuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për pastrimin e plazheve në Durrës, në kuadër të aksionit kombëtar të pastrimit që po zhvillohet në bashkitë bregdetare dhe liqenore.

“Durrësi po bëhet gati për sezonin turistik me punën që vijon çdo ditë për pastrimin e dezinfektimin e rërës dhe të gjitha masat që janë marrë për të mirëpritur vizitorët në qytetin bregdetar”, tha Rama.

Bashkia e Durrësit vazhdimisht në prag të sezonit turistik dhe jo vetëm, zhvillon aksione pastrimi në plazhin e Durrësit.

Këto aksione shërbejnë si për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban, ashtu edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit.

Durrësi mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, duke tërhequr çdo vit mijëra pushues falë vijës së gjatë bregdetare, infrastrukturës turistike dhe afërsisë me kryeqytetin.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›