E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet familja në Bulqizë nga fqinjët, djalit i thyen këmbët për pronën

AMBULANCA2Bulqizë- Pjesëtarët e një familje në fshatin Ostren të Bulqizës janë rrahur barbarisht nga fqinjët e tyre për motive pronësie.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot, kur 4 pjestarë e familjes Sata janë dhunuar nga familja Koçi për 200 metra tokë.

Policia thotë se djali 27-vjeçar i familjes Sata, Mehmetit i janë thyer këmbët nga dhuna e ushtruar me mjete të forta ndaj tij. Mësohet se pas dhunës 27-vjeçari është hedhur nga një urë 5 metra e lartë.

Kryefamiljari Hekurani ka marrë plagë të rënda në kokë, teksa dy gratë e familjes kanë shenja dhune në trup.

Ndërkohë mësohet se anëtarët e kësaj familje janë të shtruar në spitalin e Bulqizës. Mehmeti, sipas bluzave të bardha ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Forcat blu kanë ndaluar anëtarë të familjes Koçi dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›