E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet trafikanti i tretë i 1 toni droge që u sekuestrua dje në Vlorë

droge-123Vlorë- Një ditë pasi u kap një sasi 1 ton e 200 kg lënde narkotike është në një furgon në Vlorë, policia ka vënë sot në pranga edhe trafikantin e tretë.

Ai është shtetasi Bedo Dulomati, 53 vjeç. Policia e qytetit bregdetar tha dje se ka sekuestruar mbi një ton kanabis sativa në fshatin Peshkpi.

Sipas bluve të Vlorës operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së martës. Policia ka arrestuar dy persona, Erjon Nanaj dhe Enio Muça përkatësisht 25 dhe 28 vjeç.

Ndërkohë pritet një konferencë për shtyp nga Policia e Vlorës për të dhënë detaje mbi operacionin antidrogë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›