E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet numri i mjekëve të helmuar nga ushqimi në Elbasan, 21 raste

MJEKE, njerez te shtruar ne spital, njerez ne spital, doktore, pacienteElbasan- Numri i mjekëve dhe infermierëve të helmuar nga ushqimi gjatë një darke në Elbasan ka shkuar në 21.

Sipas spitalit rajonal të qytetit edhe 10 persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë paraditës të së mërkurës.

Sakaq ditën e djeshme 11 mjekë dhe infermierë u shtruan me urgjencë. Mësohet se të shtruarit e sotëm janë mjekë dhe infermierë të Spitalit Psikiatrik.

35 persona ishin mbledhur në një nga lokalet e zonës për të festuar daljen në pension të njërit prej kolegëve.

Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e të helmuarve është nën kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›