Dhunohet mjeku i repartit të Urgjencës në Spitalin rajonal të Korçës
Pesë persona kanë dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mjek të repartit të urgjencës në Spitalin rajonal të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 ku 5 personat të cilët dyshohen se ishin të dehur kanë dhunuar fizikisht mjekun me pretendimin se nuk poi u ofronte shërbim.
Sipas informacioneve, autorët ishin kthyer nga një dasmë por për shkak të teprimit me pijen, njëri prej tyre ka shfaqur probleme dhe për këtë i janë drejtuar spitalit për të marrë serum.
Por pasi kishin mbërritur në urgjencën e spitalit kanë filluar të dhunojnë mjekun me pretendimin se mikut të tyre nuk po i ofrohet shërbimi i nevojshëm.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar 5 agresorët dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.