Dyqanet e Keti Bazhdarit, promocion të veshjeve intime për fëmijë me karakter të pastër pedofilik
Denoncim i ZMK: Një akt i rëndë pedofilie i shkaktuar nga babëzia për fitim!
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit denoncoi dje një rast skandaloz të publikimit të materialeve me karakter të pastër pedofilik në emër të prezantimit te materialeve promocional për veshjet intime për fëmijë. Në shqetësimin e ngritur nga drejtori i ZMK, Altin Goxhaj thuhet se, pozat e fëmijëve që modelojnë me veshjet intime janë të denja veç për faqet me karakter pedofilik. “Një histori skandaloze në emër të promocionit dhe në rastin më të mirë të injorancës së babëzisë për të fituar. Një kompani me emrin Bella Confex sh.p.k (me të dhëna kontakti Rruga “Gjon Gazulli” Shkodër 4001 Albania dhe Tel: +355 222 440 32 dhe e-mail: info@plaetor-lablanche.al) që prezantohet nga një person i njohur ne politike: Keti Bazhdari, përfaqësuesja ligjore e Bella Confex. Sipas kësaj faqeje Keti Bazhdari shpalos ambiciet: “Kemi rrezikuar të hapim katër dyqanet tona në Tiranë, ndërsa vitin tjetër do të kemi dyqane në gjithë Shqipërinë”. Joshje e padiskutueshme dhe cilësi. Me këto dy objektiva Le Blanche dhe Plaetor, do të guxojnë të sfidojnë markat më të njohura të linjave intime që sot bëjnë suksesshëm xhiron e tregjeve të botes dhe Shqipërisë gjithashtu. “Është një tabu në Shqipëri. Markat shqiptare kanë një emër jo shumë të mirë. Por ju them konsumatorëve se marka shumë të njohura, prodhohen në Shqipëri. Ne guxojmë të ofrojmë një produkt po aq të mirë e më me leverdi”, shprehet Keti... “Motoja jonë është: te guxosh. Uroj që shqiptarët të provojnë produktet tona dhe nuk do të zhgënjehen”, përfundon Keti Bazhdari. Ndërkaq, fëmijë të veshur me intime që pozojnë duke u paraqitur në mënyrë të papërshtatshme dhe fëmijë që u ekspozohen pjesë intime të trupit të veshur me rroba intime njësoj si të jetë një faqe pornografike pedofilie, është një rast i rëndë që shkel një mal me ligje që nga Kodi Penal, legjislacionin për mbrojtjen e fëmijëve, legjislacionin për mbrojtjen e konsumatoreve, kodin civil, etj etj. Kjo histori duhet ndaluar dhe është e papranueshme dhe skandaloze. Ndërsa ZMK paralajmëron se do të paraqesë menjëherë denoncimin e saj pranë institucioneve përkatëse nëse deri të hënën dt. 29 Korrik 2013 ora 12:00, Keti Bazhdari nuk heq nga faqja e saj çdo përmbajtje që shkel legjislacionin penal dhe civil dhe rrënon etikën e konsumatorëve dhe moralin publik dhe zgjidh në mënyrë të favorshme me familjet e fëmijëve problemin që u ka shkaktuar. Është e pafalshme që njerëz me profil të lartë publik dhe angazhim politik t’i lejojnë vetes kapërcime kaq të renda etike dhe të shkelin ligjin në mënyrë kaq brutale.